E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DUAJE!
Publik News

DUAJE!

Duaje, jo sepse është gruaja jote, por sepse e zgjodhe ti.
Duaje, edhe pse shpesh do ta doje ndryshe.
Duaje kur ka dhimbje koke.
Duaje kur bërtet.
Duaje kur rri e heshtur dhe qan në fshehtësi.
Duaje kur është e lodhur.
Duaje kur është e gëzuar dhe këndon këngët që ty nuk të pëlqejnë
Duaje kur të josh.
Duaje kur vesh një fund seksi dhe këpucë me taka.
Duaje kur rri në divan me xhup dhe me çorape.
Duaje kur të ikën.
Duaje kur është e lumtur.
Duaje kur është e dëshpëruar dhe sheh rrudhat e flokët e çrregullt.
Duaje kur ziheni.
Duaje kur fle dhe ti e sheh pa e prekur.
Duaje gjithmonë.
Duaje kur përplas derën dhe ikën, pas të disatës grindje.
Duaje çdo ditë.
Duaje pa rezerva, pa limit, pa frikë.
Duaje me besim.
Duaje…ngacmoje, edhe pse tashmë jeni bashkë prej një jete të tërë.
Bëje të ndihet e veçantë dhe e jotja.
Mos u turpëro ta duash, ta mbështesësh, ta ndihmosh në detyrime dhe në lodhjen e të jetuarit.
Ftoje të dali darkave, në kinema, teatër ose thjesht një xhiro. Bli një biletë për një spektakël që asaj i pëlqen dhe çoje ta shohë atë.
Surprizoje, dhe ajo do të të surprizojë.
Duaje sepse je një BURRË, jo një mashkull !

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.