Duhet në mënyrë urgjente të ndalet kjo marrëzi me karantinën
Në qoftë se nuk duam të perfundojmë në një hon varfërie që nuk ka kufi dhe nqs nuk duam të perfundojmë në një regjim të poshtër autoritar ku qeveria iu jep njerezve qese me miell apo vaj sa të mbajnë frymen gjalle dhe nuk ekziston as liri dhe të drejta, as zgjedhje dhe as pushtet i kontrolluar atehere duhet në menyrë urgjente të ndalet kjo marrezi me karantinen, të ndalen keto masa kineze, te lejohet gjithe ekonomia te levize.
Duhet gjithashtu menjehere te jepen para gjeresisht per njerezit dhe bizneset, duhet me patjeter te behet e mundur pagesa e faturave nga kushdo . Kjo eshte nje gjendje shume shume e rrezikshme. Cdo burim i vendit duhet te vihet ne sherbim te krizes, nuk ka asnje prioritet tjeter. Qe kjo te ndodhe duhet qe mileti ta kuptoje qe kjo eshte zgjidhja e vetme.
Nqs do degjohet ai qê flet në facebook nga Surreli apo nga zyra me një portret të Ismail Bej Vlores në krah apo nqs do degjohet Ahmetaj atehere vertet rrenimi eshte i pashmangshem.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



