E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës/ Gjendet një person i vrarë në makinë
Lajme

Durrës/ Gjendet një person i vrarë në makinë

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.

Mësohet se inicialet e personit që është gjetur i vdekur janë M.N. Po ashtu e ditur bëhet se ky person është gjetur i vrarë në orën 2 të mëngjesit në një automjet, në zonën e Ish-Kënetës.

Ende mbeten mister rrethanat dhe motivet se si ky person ka humbur jetën.

Sipas të dhënave të para ai është qëlluar me armë zjarri. Gjithashtu policia ka bërë me dije se e ka identifikuar autorin e vrasjes dhe e ka shpallur atë në kërkim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.