E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës/I vihet flaka makinës së kryeinxhinierit të OSHEE
Lajme

Durrës/I vihet flaka makinës së kryeinxhinierit të OSHEE

Njëri nga automjetet Fuoristrada, i përket kryeinxhinierit të OSHEE Arben Alushi.

Dy makina janë djegur gjatë natës në zonën e njohur si ish-URT në Durrës.

Makinat kanë qenë të parkuara në afërsi të njëra-tjetrës, ndërsa zjarrvënia dyshohet e qëllimshme.

Njëri nga automjetet Fuoristrada, i përket kryeinxhinierit të OSHEE Arben Alushi. Dyshohet se zjarri i është vënë për shkak të detyrës.

Zjarri ka nisur te makina e Alushit dhe më pas flakët kanë përfshirë dhe makinën tjetër.

Policia po kqyr kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen, në automjetin tip “Benz” të parkuar, në pronësi të shtetasit A. A., ka rënë zjarr. 

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”.   

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.