Durrës /Nis mbledhja e Asamblesë Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit
Ka nisur në Durrës mbledhja e Asamblesë Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit. 66 delegatët e saj do të votojnë për zgjedhjen presidentit.
Në garë janë presidenti aktual Armand Duka që kërkon mandatin e pestë, i cili sfidohet nga deputeti socialist, Bashkim Fino, si dhe ish-arbitri Shpëtim Hala.
Përveç Presidentit do të zgjidhen edhe 9 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për të cilin garojnë 23 kandidatë. Veç shërbimit të një policie private është kërkuar edhe ndihma e Policisë së Shtetit.
I gjithë procesi do të monitorohet nga 2 përfaqësues të UEFA-s dhe një i FIFA-s.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



