Durrës./Pagosi me thikë 17-vjeçarin, vihet ne pranga autori
Policia e Durrësit ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi ka plagosur me thikë një 17-vjeçar për shkak të një konflikti për motive të dobëta.
Sipas raportimeve nga policia, mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, ku shtetasit me iniciale B. M., 30 vjeç plagosi me thikë 17-vjeçarin, në ambientet e jashtme të një picerie.
Mësohet se 17-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Dëmtoi me mjet prerës, një 17-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë pas ngjarjes dhe shoqërohet në ambientet e Policisë 30-vjeçari.
Pasditen e sotme, në lagjen nr. 13, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit B. M., 30 vjeç dhe një 17-vjeçari, në ambientet e jashtme të një picerie, shtetasi B. M. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), 17-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë mbërritur në vendngjarje, kanë kapur shtetasin B. M. dhe e kanë shoqëruar atë, në ambientet e Stacionit të Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Durrësit, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



