E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrsës , Sako jep 82 milionë  tenderin e dyshimtë
Lajme

Durrsës , Sako jep 82 milionë tenderin e dyshimtë

Nursen Metuli pronari i kompanisë A-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION rikthehet përsëri në përfitimin e tenderave të dyshimtë..

Përveç kësaj, kompania e Metulit ka marrë një sërë tenderash të dyshimtë nga shumë institucione shtetërore për vendosjen e GPS tek makinat e tyre. Por duket se Nurseni vazhdon të marrë tendera edhe në rethe, siç rasti i Bashkisë Durrës.

Bëhet fjalë për një procedurë që mban numrin e referencës REF-45190-10-11-2022 dhe ka si objekt “Shërbimet e përmirësimit dhe mirëmbajtjes së software-ve”. Tenderi është dhënë nga Sh.A Ujësjellës Kanalizime Durrës, institucion në varësi direkte të Emiriana Sakos.

Duke parë dokumentacionin e këtij tenderi vihet re se kemi të bëjmë me një rast të dyshimtë. Së pari sepse në garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani dhe së dyti sepse kompania e Metulit ka dhënë ofertën më të lartë.

Pavarësisht diferencës prej rreth 12 milionë lekësh të vjetra më tepër se konkurrenti, kompania A-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION e Nursen Metulit është shpallur fituese për vlerën prej 6,900,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 82 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Së treti kjo vlerë fituese rezulton të jetë sa 98.5% e fondit limit të tenderit, duke rritur së tepërmi dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.