E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy fjalë lidhur me mjekun e arrestuar Edvin Prifti!
Publik News

Dy fjalë lidhur me mjekun e arrestuar Edvin Prifti!

Ta nisim bisedën shkoqur, për të shuar cdo alibi.

Nuk e njoh doktorin as kam patur kurrë të bëj me të në jetën time.

A ka mjekë hajdutë në Shqipëri?
Pa diskutim që ka.
A ka monstra të pamëshirshëm që nuk të prekin me dorë po nuk u tregove verdhushkat?
Pa diskutim që ka.
Në fakt ata janë si të gjithë ne. Pra, ata janë po aq të poshtër dhe të mirë sa ne të tjerët.

Dilema më e madhe e jetës time është zgjidhur jo shumë kohë më parë, se njerëzit janë aq të poshtër sa munden dhe shumë prej atyre që shiten si të ndershëm, janë të tillë vetëm sepse nuk është dhënë mundësia të grabisin, jo se janë vërtetë të ndershëm në thelb, në gen, në kulturë, në formim. Te miret jane, ekzistojne, por nuk bejne zhurme, nuk duken, nuk organizohen.
Kohë më parë në jetën time, jashtë Shqipërisë, jam marrë me biznes në fushën e farmaceutikës dhe kam qenë pranë mjekëve. Në asnjë vend të Planetit nuk trajtohen mjekët si në Shqipëri. As në Uganda, as në SriLanka, as në Republikën Demokratike të Kongos, as në Somali, as në Xhibuti.

Mjekët kanë status shoqëror të rëndësishëm dhe në disa vende kanë edhe shenjë të vecantë në pasaportë. Mjekët, gjyqtarët dhe arsimtarët janë jeta e një Kombi. Në asnjë vend të Planetit nuk kam dëgjuar për mjekë kardiologë të famshëm të jetojnë më dy dhoma e një kuzhinë tek pallatet e vjetra. Nuk kam hasur kurrë jashtë Shqipërisë mjekë të famshëm dhe specialistë që nuk kanë siguruar minimalisht fëmijët e tyre, me super shkollim dhe minimalisht një të ardhme të qetë nëse nuk themi dot të garantuar. Dua të them me këtë se në cdo cep të Planetit mjekët profesionistë janë të pasur dhe bëjnë jetë të mirë.

Të kthehemi në Shqipëri!

Mjerimi i madh që ka pushtuar vendin, nuk është shkaktuar prej mjekëve dhe për këtë duhet të jemi të qartë. Mjekët që korruptohen dhe nuk e japin shërbimin pa marrë para janë kriminelë të lindur dhe banditë të fëlliqur sepse as populli i shkretë dhe i varfër nuk është shkaktar për pagat e tyre idiote. A më habit një mjek super profesionist kirurg kardiolog me gati 500 mijë euro kursime “para të thata”? Jashtë Shqipërisë, nuk më habit fare. Në Shqipëri, habitem sigurisht, por prezumimi i pafajsisë, për mua është i shenjtë derisa të vërtetohet e kundërta.

A kemi mundësi të flasim për normalitet në një vend të kontrolluar zyrtarisht nga Ndragheta?
A kemi mundësi të flasim për jetë normale ekonomike dhe financiare në një vend ku cdo cent kontrollohet nga një ushtri prostitutash të veshura me pushtet politik që masakrojnë këdo që i kundërvihet pushtetit dhe regjimit. Sigurisht që jo.

Atëherë cila është zgjidhja?
Nuk mund të bëjmë Shtet nëse nuk e clirojmë shtetin nga këto banda që vrasin me pagesë në emër të ligjit këdo që del jashtë linjës zyrtare të regjimit.

Unë nuk kam për ta harruar kurrë në jetën time, fytyrën e një mjeku që edhe pse po vizitonte një person që kishte vdekur, vazhdonte të merrte 50 mijë leksha duke përfituar nga gjëndja emocionale dhe dhimbja e të afërmve. Po më dha Zoti jetë, nuk kam për të vdekur pa e nxjerrë përpara drejtësisë atë fytyrë të shëmtuar.

Por njëkohësisht nuk kam për ta harruar kurrë në jetën time, fytyrën e bukur dhe thinjat më të hijshme në botë të doktoreshës time të fëmijërisë dhe të zemrës, që na vizitonte e na bënte gjilpëra, që na gdhinte tek koka, sa herë ishim sëmurë, sepse ishte komshija jonë. Atë punë e ka bërë tërë jetën me të gjithë dhe nuk ka parë tek duart kurrë. Ajo është mjekja që vetëm ka dhënë e nuk ka marrë kurrë dhe sot e mbyll jetën në një shtëpi të vockël dy dhoma e një kuzhinë. Ia puth duart sa herë e shoh, dhe i uroj shëndet dhe jetë të gjatë. Po të kem në dorë jo 500 mijë por edhe një milion euro ia jap se i ka hallall.

Ne jemi shoqëri e vjedhur dhe na është ngushtuar zemra prej varfërisë e mjerimit. Kjo na shtyn të kafshojmë njëri-tjetrin cdo ditë sepse nuk kafshojmë dot kuckat e mëdha të veshura me pushtet.
200 mijë euro dashnoret e pushtetarëve të mëdhenj të këtij vendi i lenë në fundjavë në ruletë në Mal të Zi, por ata SPAKU nuk i sheh sepse ashtu është një muhabet!

Pa një sistem të vlerave, të meritokracisë dhe pa një drejtësi me standarte, do të hamë njëri-tjetrin si minjtë dhe ata që përfitojnë janë gjithmonë hienat e mëdha!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.