E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy  kandidatët e listave kërkojnë mandatin e deputetit (EMRAT)
Politikë

Dy kandidatët e listave kërkojnë mandatin e deputetit (EMRAT)

Vijojnë rrjedhjet nga listat e kandidatëve të opozitës. Kandidati i listës së Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, Andi Permeti është paraqitur sot në KQZ për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit.

 

Andi Përmeti ka qenë ndër kandidatët që është shprehur kundër Lulzim Bashës gjatë zgjedhjeve në parti, ndërkohë që pritet të marrë mandatin e deputetit dhe të jetë pjesë e “opozitës së re”.

Permeti ishte kandidati me nr.12 në qarkun e Korçës. Ai me profesion është avokat dhe pedagog në Fakultetin e Drejtësisë.

Nga ana tjetër edhe nga LSI-ja ka pasur një tjetër kandidat që ka thyer vendimin politik.

Bëhet fjalë për Eugen Bojaxhiu, i cili ka garuar në zgjedhjet e shkuara në listën e qarkut të Beratit.

Bojaxhiu është me profesion mjek patolog dhe ka kandiduar në zgjedhjet e shkuara në siglën e LSI-së, i renditur në listën e kandidatëve me numrin 6.

CV e dy kandidatëve

eugen bojaxhiu1-CVAndi-Permeti-CV

 

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.