DY Kompanitë celulare po vjedhin shqiptarët, Autoriteti i Konkurencës merr rrogën dhe fle gjumë!
Autoriteti i Konkurencës merr rrogën dhe fle gjumë teksa shqiptarët vidhen nga kompanitë telefonike.
Dy kompani, Vodafone dhe ONE, i kanë privuar shqiptarët që të kené disa zgjedhje në shërbime.
Ankesat kanë qenë të shumta gjatë gjithë kohës, sa i përket shërbimit, por mbi të gjitha për çmimet e paketave telefonike që ofrojnë kompanitë.
Në këto kushte Autoriteti i Konkurencës ende nuk ka nisur një hetim, mbi një dakordësim të mundshëm mes dy kompanive për dhënien e shërbimit me të njëjtin çmim dhe cilësi.
“Sektori i telekomunikacionit është në limitet e konkurrencës. Janë vetëm dy operatorë dhe ka shqetësime të vazhdueshme, sektorët janë nën monitorim dhe në mënyrë të vazhdueshme, çdo një muaj, ne u kërkojmë atyre informacione për problematikat që shqetësojnë qytetarët. Autoriteti po mendon për nisjen e një hetimi.”-tha Denar Biba, kreu i AK.
Deri në vitin 2017 shqiptarët kishin katër kompani telefonike: Vodafone, Telekom(ONE), Alb-Telekom dhe Plus. Në fund të vitit 2017 kompania Plus falimentoi. Mes shumë vështirësive financiare, Alb-Telekom iu dorëzua ONE-it dhe në fillim të vitit 2023, zyrtarisht u shkrinë në një kompani të vetme. Kështu, Shqipëria mbetet me dy kompani telefonike, ku me ka dyshime të arsyeshme se operojnë si një e vetme në vjedhjen e shqiptarëve.
Prej disa muajsh, tashmë dyshohet se edhe ONE po lihet qëllimisht të veprojë kundrejt ligjit dhe konkurencës.
Në këtë kompani ka shumë aksionere një pjesë e tyre të lidhur me politikën dhe disa ministra aktualë. ONE dikur ishte AMC, T-Mobile, e më pas Telekom.
Nëse ONE ka probleme me zgjidhjen e kontratave, me mbi faturimet si dhe me cilësinë e shërbimit, mbrapa nuk mbetet as Vodafone. Shpesh klientët ankohen se paketat e interentit avullojnë në kohë rekord, duke u detyruar të blejnë një tjetër paketë. Madje po të krahasosh çmimet e oferatave, të dyja kompanitë kanë thuajse të njëjtin çmim për shërbimet që ofrojnë. Kjo bën që konkurrenca të mos ekzistojë, duke sjell kosoto shtesë për xhepat e shqiptarëve. Sërish kjo situatë nuk mjafton që Autoriteti i Konkurencës të hetojë thellësisht vjedhjen që po u bëhet shqiptarëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



