Dy shqiptarë në parlamentin suedez
Arben Vata/ Suedi
Aida Birinxhiku dhe Adnan Dibrani janë dy anëtarë socialdemokrat të parlamentit suedez, parti e cila megjithëse fitoi zgjedhjet, u detyrua mesa duket të kalojë në opozitë për shkak se blloku kundërshtar fitoi votat për të filluar bisedimet për të krijuar qeverinë.

Aida Birinxhiku është një vajzë e re nga komuniteti shqiptar që vjen për herë të parë në parlamentin suedez, ndërsa Adnan Dibrani merr mandatin e tij të katërt në parlament.

Rasti i Aidës sidomos, mund të jetë motivim për të rinjtë shqiptarë për të provuar angazhime politike dhe të karrierave të ndryshme shtetërore.
Suedia është një vend i krijimit të mundësive. Adnani dhe Aida janë shembulli i këtyre mundësive!
Urime!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



