E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dyqanet “KFC” në Shqipëri shitën mish pule të infektuar me salmonelë
Lajme

Dyqanet “KFC” në Shqipëri shitën mish pule të infektuar me salmonelë

RASFF zbulon skandalin

Në rrjetin e dyqaneve “KFC” në Shqipëri është shitur mish pule i infektuar me salmonelë.

Ky bakter shkakton kontaminimin e ushqimit, ndërkohe që personat e prekur nga salmonela kanë disa simptoma midis të cilave të vjella, dhimbje koke, të dridhura, gjak në jashtëqitje dhe infeksion të zorrëve.

Alarmin për mishin e pulës me salmonelë në rrjetin “KFC” e ka lëshuar portali “RASFF” i Bashkimit Evropian, i cili bën shkëmbim informacioni në kohë reale sapo konstaton risk në zinxhirin ushqimor.

Njoftimi është bërë në datën 8.7.2024, duke bërë me dije mishi i pulës i marinuar “KFC” me prezencë salmonele përbën risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut.

Televizioni “Ora Neës” iu drejtua Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) me një kërkesë për informacion ku u parashtruan pyetjet:
Sa ka qenë sasia e këtij produkti e importuar në vendin tonë?

Sa është sasia që u tërhoq nga tregu?

Ky institucion na bën me dije se: “Janë importuar 1535.04 kg mish pule dhe është bllokuar nga inspektorët e AKU-t vetëm 177.12 kg”.

Deri në momentin që është bërë bllokimi në dyqanet “KFC” është shitur 1357 kg mish pule me bakterin e salmonelës.

Edhe pse në faqen zyrtare “KFC” shprehet se tregon shume kujdes në përzgjedhjen e pulave dhe zinxhirin e furnizimit, nuk dihet çfarë ka ndodhur që dyqanet i kanë tregtuar për klientët mish pule me bakterin e salmonelës, i cili nga BE është cilësuar me risk serioz në shëndetin e njeriut.

Duke u nisur nga situata, televizioni “Ora Neës” ka kërkuar edhe një qëndrim nga rrjeti “KFC” në Shqipëri.

Përfaqësuesi i këtij rrjeti na bën me dije se pas marrjes së informacionit kanë bërë inspektime në magazina dhe kanë asgjësuar mishin e pulës me prezencë salmonele.

Edhe pse sasia e mishit të pulës me salmonele e shitur ka qenë 1357 kg përfaqësuesi i “KFC”-së në Shqipëri nuk mbajti asnjë përgjegjësi për tregtimin e një produkti që ka rrezikuar jetën e konsumatorëve.

Ora news

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.