E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dyshimet për helmimin e Roman Abramovich  dhe negociatorëve ukrainas
Lajme

Dyshimet për helmimin e Roman Abramovich dhe negociatorëve ukrainas

zëdhënës i oligarkut rus Roman Abramovich ka konfirmuar se oligarku rus është helmuar në fillim të këtij muaji bashkë me negociatorët ukrainas, pas një takimi për të diskutuar në lidhje me bisedimet e paqes me Rusinë.

Sipas BBC, ende nuk është konfirmuar se kush ishte tjetër në shënjestër këtij sulmi dhe kush ishte objekti i vërtetë i helmimit.

Një raport nga Wall Street Journal pretendon se edhe tre persona të tjerë që morën pjesë në negociatat e zhvilluara në Kiev kishin pësuar të njëjtat simptoma si Abramovich, skuqje të syve, lot të vazhdueshëm dhe dhimbje në fytyrë dhe duar.

Abramovich tashmë është jashtë rrezikut për jetën pas incidentit të ndodhur disa javë më parë dhe do të vazhdojë negociatat bashkë me palën ukrainase për t’i dhënë fund luftës.

Persona të afërt të tij kanë deklaruar se ai ka qenë i përfshirë në disa takime dhe po punon për negociatat, pasi u kërkua ndihma për këtë çështje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.