Dyshohet me koronavirus, IZOLOHET në QSUT gruaja 50-vjeçare
Një grua nga Lushnja është izoluar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë pasi dyshohet të jetë prekur nga koronavirusi.
Gruaja me inicialet M.V nga fshati Urzë e Lushnjes ishte kthyer nga Italia dy ditë më parë. Ajo është paraqitur fillimisht në spitalin e Lushnjes me temperaturë, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje artikulacionesh, është mbajtur në karantinë për rreth një orë dhe më pas është nisur me ambulancë drejt QSUT-së, ku do të kryhen edhe ekzaminime të mëtejshme.
50-vjeçarja ishte kthyer dy ditë më parë nga qyteti i Padovas në veri të Italisë
Dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Maqedoninë e Veriut. Mediat vendase bëjnë me dije se dy të prekurit janë një çift bashkëshortësh nga Dibra, pjesa e Maqedonisë së Veriut, të cilët pak ditë më parë ishin kthyer nga Italia.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe për në orën 19:30 ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku do të jepen detaje mbi paraqitjen e rasteve të reja me koronavirus.
***
Paraprakisht, qeveria ka pranuar rekomandimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të ndaluar të gjitha tubimet dhe ngjarje e mëdha publike, si dhe zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë deri më 13 Mars. Ndërkohë, edhe sot në Serbi u konfirmua një rast i parë me koronavirus.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


