E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E ardhmja e Gundogan tek Man. City në pikëpyetje, shkak hetimet financiare
Sport

E ardhmja e Gundogan tek Man. City në pikëpyetje, shkak hetimet financiare

Hetimet e UEFA në financat e Manchester City janë duke komplikuar situatën për skuadrën angleze.

Planet e ‘Citizens’ për Ilkay Gundogan mund të mos realizohen si pasojë e këtyre hetimeve, shkruan ‘Mirror’.

Skuadra e Pep Guardiola është duke u hetuar për shkeljen e rregullave të Fair Play Financiar.

Skuadra planifikonte që t’i ofronte një kontratë të majme Gundogan, kontrata e së cilit skadon verën e ardhshme, por kjo gjë mund të mos ndodh pas hetimeve nga UEFA.

Kujtojmë se mesfushori i kombëtares gjermane ka thënë se është i hapur për largim, pasi gjithmonë dëshiron sfida të reja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.