E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E bujshme! Futbollisti i Kombëtares do të blejë klubin e Lushnjes
Sport

E bujshme! Futbollisti i Kombëtares do të blejë klubin e Lushnjes

Mbrëmjen e djeshme, gjatë emisionit “Procesi Sportiv” u zbulua se një lojtar i Kombëtares është duke negociuar për të blerë klubin e Lushnjes.

Lojtari i Kombëtares që pritet të realizojë këtë blerje është Rey Manaj.

“Moda e futbollistëve të suksesshëm dhe të pasur që investojnë në klube sportive ka mbërritur edhe në Shqipëri. Një futbollist i njohur i Kombëtares është në tratativa për të blerë klubin e Lushnjës. Rey Manaj po merr klubin e Lushnjës, duartrokitje për këtë iniciativë. Ky është një model që na duhet për të ecur përpara,” tha moderatori i emisionit.

Të ftuarit gjithashtu sugjeruan se Manaj mund të ishte personi që po bën këtë investim, duke marrë parasysh se ai është nga Lushnja.

Në vitet e fundit, po rritet numri i lojtarëve dhe ish-lojtarëve që po blejnë klube futbolli. Disa prej emrave më të njohur janë David Beckham, i cili bleu klubin e Inter Miami, ku luan Messi, dhe Ronaldo “Fenomeni”, i cili disa vite më parë bleu klubin spanjoll Real Valladolid.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.