E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E kam babin minator, marrim dhjeta në mësime!
Lajme

E kam babin minator, marrim dhjeta në mësime!

Mentor Kikia / Unë nuk jam muzikant dhe nuk ia them fare në këtë fushë.
Ndërsa poezinë e lexoj dhe e shijoj shumë. Më shumë se çdo zhanër tjetër të letërsisë.

Unë e di që një tekst kënge nuk është një poezi e mirëfilltë, pasi ka ca Oiiiiiiii e Auuuuu brenda. Por ai është, padyshim, një krijim letrar që ka strukturë vargu, ka mesazh.
Por kjo strofë e refrenit të këngës fituesve të festivalit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, nuk e di se me çfarë lloj krijimtarie letrate mund të ngjasojë. Fillimisht nuk e besova, por e dëgjova këngën dhe ishte edhe me keq se kaq.

Qarkullonte një tip barcolete dikur, për një “poezi”, që i dedikohej kufitarit.

Kufitarit trim

Jemi ulur në lëndinë,
Edhe kapim peshq me dorë
Marrim dhjeta në mësime
Babi im është minator.

Më duket se ngjason shumë me këtë “poezinë” edhe ky teksti i kësaj këngës.

Dhe një kuriozitet, nëse me ndihmon ndonjë nga ata që marrin vesh: Përse këta këngëtarët tanë kanë filluar të këndojnë me theks kosovar? Çështje e Ballkanit të Hapur, apo ka ndonjë arsye tjetër?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.