E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“E keni mendjen tek tuneli Palloshit”, plasin të qeshurat në Kuvend
Lajme

“E keni mendjen tek tuneli Palloshit”, plasin të qeshurat në Kuvend

Një lapsus i kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ka shkaktuar të qeshura në sallën e Kuvendit, pasi iu drejtua deputetit të PD-së, Belind Këlliçi, si “Zoti Balluku”, teksa i dha fjalën për procedurë.

“Për procedurë z. Balluku, Këlliçi! Ndjesë për lapsusin”, u shpreh kryeparlamentari, ndërsa deputetët shpërthyen në të qeshura.

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ironizoi situatën duke thënë se zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë, ka një meritë të veçantë: sipas tij, ajo ka shpikur një mikrotoponim të ri.

“Tuneli i Llogarasë nga sot quhet tuneli i Palloshit, ka meritë të madhe”, u shpreh Këlliçi.

Pjesë nga replikat në sallë:

  • Niko Peleshi: Për procedurë z. Balluku, Këlliçi… (Shkakton të qeshura në sallë)

  • Belind Këlliçi: E di që e keni mendjen tek tuneli i Palloshit, skeni faj

  • Niko Peleshi: Ndjesë për lapsusin

  • Belind Këlliçi: Balluku ka një meritë se na ka shpikur një mikrotoponim të ri; tuneli i Llogarasë që nga sot quhet tuneli i Palloshit, ka meritë të madhe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.