E meriton mandatin e tretë sepse e tall bukur atë që s’thuhet më këtë popull
Sigurisht e pranoj pa kushte që të meritojmë edhe për 3 mandate rradhazi. Kjo për një arsyeje që nuk ka arsyeje : Ke tallur atë që s’thuhet me ‘delet e tua’ politike dhe për rrjedhojë edhe me pjesën tjetër jashtë stallës tënde politike për dy mandate dhe për shtatë palë qejfe.
Duke tallur atë që s’thuhet me këtë vend i përzure në dy mandatet e tua shqiptarët, sa tani kemi mbetur më pak e 2.4 milionë banorë. Sigurisht ke meritën se punësove në Europë mbi 300 mijë shqiptarë.
Kanë mbetur këtu pensionistët të cilët vijojnë të jenë të tallurit që të votojnë akoma në shumicë.
Nga 5 mijë lekē për çdo foshnje të lindur në vit, tani u caktove një pako me bebelina sepse duhej të vidhje me tender edhe tek bebet, prandaj e katandise në numrin më të ulët të foshnjeve të lindura në një vit në vetëm 28.500.
Duke tallur atë që s’thuhet me financat dhe ekonominë, e katandise nga 6 miliardë Euro borxh, me 13 miliardë Euro borxh.
Talle aq rëndë atë që s’thuhet me konçesione, sa na ke var në qafë rreth 2 miliardë Euro konçesione. Jo për gjë por edhe Vima e konçensioneve të tua në shëndetësi, tall atë që s’thuhet në spitalet e Stambollit sepse këtu mund të hidhej nga kati i trëtë i spitalit infektiv.
E ke tallë atë që s’thuhet që nga Aluizni, në rrugët kombëtare duke na vënë taksën ‘Kastrati’ në rrugën e vetme që lidh Shqipërinë me shqiptarët e Shqipërisë Veriut që sot quhet Kosovë.
Pas dy mandatesh duke tallë atë që ti mendon vetë, me shumë sforco hape 3 klm rrugë të segmentit Tiranë-Elbasan dhe lidhe Fierin me Vlorën.
Në arsim fute fiskukurën duke e tallë atë që s’thuhet edhe me armatën e mesuesve, sa janë katandisur ushtarë të partisë . Nuk po flasim se nga 2.8% e PBB-së që ishte buxheti për arsimin katandise 2.4%. dhe me Besën ministre që s’di këndim.
Nuk di të këtë tallje më të madhe se angazhimi frontal i resurseve dhe burimeve njërëzore të sorosit për vetingun në drejtësi. Tallje me të rëndë me kushtetuën, të cilës ja menderose jo vetëm Gjykatën , por me mbi 50 ligje të kthyera në kuvend nga presidenti dhe kur mendon se janë të votuara nga vota e Gjuzit dhe Ulsi Manjes nuk besoj se mund të ketë.
Meqë ra fjala tek presidenti, edhe atij i ‘hengre’ atë që s’thuhet lidhur me shkarkimin. Talle atë s’thuhet me zgjedhjet e pushtetit vendor. Aq rëndë e talle sa bëre Agim Kajmakun Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Vorës, bashkë me 60 kryetarë të tjerë komitetesh.
Po të flasim pak për Tiranën, tashmë është një fjetore gjigante prej betoni, flasin vetë pallatet e e kohës tënde si kryetar dhe dhjetëfishin e shtuar prej kukudhit tënd në 5 vite kryetar bashkie.
Qytet pa ujë, me pluhur e plehra dhe pa vende parkimi. Talle atë që s’thuhet në të gjitha nivelet e pushtetit dhe shtetit. Nuk po flas fare për politikën e jashtëme se mjafton të kujtojmë atletet dhe veshjet e tua në takime serioze dhe tallja me atë që s’thuhet ishte e garantuar.
Pas dy mandateve dhe me të gjitha pushtetet prapë ke të gjithë të drejtën e zotit tënd që të vijosh talljen e atij që s’thuhet për një mandat të tretë. Ti nuk je vetëm… Me të njëtët bablokë, me të njëtët skllevër edhe pse nuk tē ka mbetur më asnjë fushë si gjithollog pa e tallë atë që s’thuhet me këtë vend e këtë popull… ‘Por ke gjetur shesh dhe ke bërë përshesh ‘. Të paktën që kur u bëre Kryeministër je zyrtarisht i martuar edhe ti si gjithë të tjerët prandaj unë e vlerësoj këtë arritje personale dhe të uroj pleqëri të mbarë. Mor harro qoftë edhe për hir të shokëve dhe shoqeve të Zahos, mos e tall hapur dhe me të njëjtin instensitet atë që s’thuhet më me këtë popull të rrënuar, që rrezikon të shuhet çdo ditë që ti bën sikur qeveris. Bëj sikur gjasme nuk je duke tallë atë që s’thuhet me fushatën dhe mandatin e tretë…
Ruhu nga covidi dhe shijo pleqërinë duke bërë piktura. Edhe pse jam i sigurtë se nuk je kryeministri më i mirë në tallljen e atij që s’thuhet por më të mirë se ti nuk kemi për të patur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



