E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E moshuara vdes nga Covid-19, infermierja i grabit unazën e diamantit dhe kartën e kreditit
Publik News

E moshuara vdes nga Covid-19, infermierja i grabit unazën e diamantit dhe kartën e kreditit

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në SHBA, ku një infermiere ka vjedhur unazën e diamantit dhe kartën e kreditit të një moshuare, e cila ndërroi jetë për shkak të koronavirusit.

Elizabeth Daniels, 29 vjeç, i shërbente të moshuarës Barbara Gust, 86 vjece nga SHBA e cila ishte e prekur nga koronavirusi dhe gjendej në kujdesin intensiv.

Disa ditë pas vdekjes së Gust, Daniels dyshohet se vodhi unazën e diamantit dhe kartën e kreditit nga e moshuara, shkruan ‘The Sun’.

Familjarët e kanë kuptuar vjedhjen, vetëm kur përfundoi ceremona mortore. Ata bënë denoncimin dhe 29-vjeçarja është vënë në pranga.

Infermieria ktheu sendet e vjedhura, ndërsa tashmë është duke u përballur me drejtësinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.