E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E nderuar opozitë! Boll më…
Publik News

E nderuar opozitë! Boll më…

E nderuar opozitë!

Nuk rialokohet më buxhet në këtë vend pa u rialokuar më parë pluralizmi, Parlamenti dhe qeveria. Kjo e fundit as që ka ndërmend të ndalë shterrimin e atij pak buxheti me tendera pa garë dhe pagesa koncensionesh e PPP.

Për të qenë i sinqertë deri në fund, duhet më shumë, pa dyshim. Duhet në RISTART i demokracisë, ekonomisë së tregut dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës.

Por të fillojmë njëherë nga më të thjeshtat: pluralizmi, Parlamenti mbi qeverinë dhe normalitet ligjor me gjykata jo politike.

Koha për thirrje ka skaduar.

Shpalleni atë platformë, program, lëvizje a ç’keni ndërmend të bëni se ska më asnjë kuptim!

Bëhuni bashkë e hapni ato skalione politike për njerëzit që gdhihen e ngrysen në mllef pa e ditur se ku po shkojnë. Çfarë i pret..?! Si do mbijetojnë..?!

Nuk ka më as të pasur e as të varfër, as të majtë e as të djathtë, bisnesmenë e të papunë, me ose pa shkollë, i vjetër apo i ri që beson se qeveriset mirë.

Shumë madje besojnë se nuk qeverisen fare, por thjesht sundohen dhe i ruan zoti…!

Është e vërtetë që Rama ka fat, por duhet të ketë edhe afat!

#bollmë🖐🖐🖐

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.