E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E nderuara Madam Nancy VanHorn:  Vizitoni kryeveprën e Tiranës, inceneratorin e Tiranës!
Lajme

E nderuara Madam Nancy VanHorn: Vizitoni kryeveprën e Tiranës, inceneratorin e Tiranës!

  Alba Alimehmeti Kepi

E nderuara Madam Nancy VanHorn, e ngarkuara me Punë e sapo emëruar në Ambasadën Amerikane në Tiranë Ju uroj mirëseradhjen!

Po ju përgjigjem kërkesês tuaj për ndihmë për të njohur më mirë vendin tim Shqipërinë.

Po e nis nga pyetja juaj e dytë sepse Sofra për shqiptarin është parësore e shenjtë e me vlerë sa miqësia.
Sofra êshtë mikpritja e miku ulet në bash të sofrës.
Pak rëndêsi ka c’ka shtruar. Me c’ka i gjendet në shtëpi ne jua vemë para e sic thotë proverbi ynë “bukë, kryp e zemër”.
Mund të shijoni cdo pjatë shqiptare të cdo krahine e zone Madam, mjaft të mos jetë bar.

Po bar sic hajnë delet, lopët, dhitë, grass në gjuhën tuaj Madame.
Nuk êshtë as shaka e as keqkuptim por një pjatë tipike e jetës dramatike që prindërit, gjyshërit e stërgjyshërit tanë kanë jetuar gjatë diktaturës komuniste.
E kishim harruar Madame, por ja që për ironi o fatkeqësi të kohës e qeverisjes ku po jetojmë këtë pjatë tipike urie e dhimbje na e kujtoi me kërcënim o përkëdheli ish Ambasadorja juaj Kim e që ky shtet i madh si Amerika u bë mbi dy vite që nuk po i gjen një pasuese.

Pra e nderuar Madame Nancy VanHorn, bari kjo pjatë tipike komuniste urojmë të mos na kujtohet kurrë.
Por dhe nëse, vetëm me bar në bark më 1991 ne ia dolëm.

Pyetja juaj e parë është vendi që dëshëroni të vizitoni.
Unë ju ftoj Dear Madame të shihni Inceneratorin e Tiranës, kjo vepêr publike strategjike për të ardhmen e Kryeqytetit. Pozicionuar në periferi të qytetit ju ofron projektin në teknologjinë më moderne, sostenibël, madhor, revolucionar, natyror e me aromë tërbuese biologike si në asnjë vend tjetër tê botës.
Ka kushtuar e kushton cdo ditë një tufë lekësh që i paguajnë shqiptarët.
E pasi ta kqyrni në cdo sistem e makineri inovatore me të cilin êshtë ndërtuar, ju përgjigjem pyetjes suaj të tretë; libri që duhet të lexoni është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Aty do të kuptoni shumë nga Shqipëria sot; si e sa respektohet?!

E nderuar Ambasadore, si grua, nënë, qytetare shpresoj të evitoni foto albumet me udhëtime turistike nëpër bukuritë shqiptare. E bëjnë politikanët e deputetët shqiptarë cdo ditë e javë si virus i propagandês shekullore “gju më gju me popullin”.

E Ajo që shqiptarët e thjeshtë urojnë të gjejnë tek ju êshtë jo xhirot turistike por rrugëtime për të lejuar që kjo Shqipëri Nesër mos të jetë një gropë mbytëse e cdo lirie e të drejte demokratike.
U.S. Embassy Tirana

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.