E pa me sytë e tij t’i vritej vajza me bombë në makinë, Aleksandër Dugin vë duart në kokë
Ky është momenti kur këshilltari i Putinit, Alexandër Dugin, pa mbetjet që nxirrnin ende flakë, të një makine me një bombë të destinuar për të, e cila vrau të bijën e tij kur të dy i ndërruan automjetet në minutën e fundit.
Dugin, një fashist famëkeq dhe ultranacionalist rus, ndodhet në spital pasi u filmua në skenën e shpërthimit ku u vrau vajza e tij 35-vjeçare, Darya Dugina, njoftojnë mediat britanike.
Ai po udhëtonte nëpër një autostradë pranë fshatit Bolshiye Vyazyomy pak jashtë kryeqytetit të shtunën mbrëma – por vendosi të merrte një makinë tjetër te vajza e tij, duke e shmangur vdekjen e vet vetëm rastësisht.
Mbështetësit më të afërt të Vladimir Putin kanë kërkuar hakmarrje ndaj Ukrainës për ”vrasjen” e Dugina-s, vajzës së gurusë shpirtërore të liderit rus, e cila vdiq në vend të të atit.
Një video shqetësuese nga media Baza tregon babanë që e ka humbur mendjen – të atij që njihet si ‘Rasputini’ i Putinit – në skenën e shpërthimit.
Makina shihet si një top i zjarrtë ndërsa sirenat e shërbimeve të urgjencës ulërijnë. Mësohet se ajo vdiq në vend.
Por babai i saj – i parë si truri që ideoi ndërhyrjen e Putinit në Ukrainë që nga viti 2014 – synohej të ishte në makinën “Toyota Land Cruiser Prado” që u godit, por ish-profesori me sa duket i ndërroi makinat në minutën e fundit.
Shpërthimi ndodhi kur zonja Dugina po kthehej nga një festival kulturor ku kishte marrë pjesë me të atin.
Dugina ishte një analiste politike dhe redaktore e revistës “United World International” pro-Putin dhe një shkrimtare e përbashkët e një libri mbi luftën e Putinit në Ukrainë.
Babai i saj është autori i një këndvështrimi ekstrem të djathtë për rolin e Rusisë në botë, i cili i bëri një apel, Putinit.
Baba e bijë u fotografuan së bashku në një aktivitet publik pro Putinit pak para se ajo të vritej.
Andrey Krasnov, kreu i lëvizjes sociale “Ruse Horizon” dhe një mik i ngushtë i gruas së vdekur, tha: “Unë e njihja personalisht Darya. Kjo ishte makina e të atit. Darya… mori makinën e tij sot, ndërsa Aleksandri shkoi me një mjet tjetër. Ai u kthye dhe shkoi në vendin e tragjedisë. Me sa kuptoj unë, Aleksandri ose ndoshta të dy ishin objektivë”.
Alexander Dugin – babai i 35-vjeçares Darya Dugina e cila vdiq në shpërthimin e makinës natën vonë më 20 gusht 2022 në rajonin e Moskës, shfaqet ë këtë video më poshtë në vendin e shpërthimit
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



