E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“E pash keq nga tërmeti, s’qëndrohet në banesë prej të ftohtit”
Lajme

“E pash keq nga tërmeti, s’qëndrohet në banesë prej të ftohtit”

Jashtë është borë dhe brenda muret e çara.

Në këto ditë të ftohta banorët e fshatit Kuç në Vlorë po kalojnë momente të vështira. Tërmeti i së premtes u ka dëmtuar shtëpitë dhe temperaturat ndjehen më të ulëta brenda mureve sesa jashtë tyre.

“Nuk pati lëkundje se të kishte pas nja-dy lëkundje u shkarkuan këto. U çuam të iknim sa erdhëm te dera lëkundja e parë mbaroi”.

Tërmeti ishte me magnitudë 4.8 rihter, në thellësi 27 km me epiqendër në Borsh. Lëkundjet u ndjenë në Gjirokastër, Sarandë si dhe në zonat përreth.

Por këtu në Kuç situata është e rëndë. Disa familje nga frika u strehuan tek të afërmit e tyre.

“Dola përjashta me fëmijët dhe ika nga shtëpia shkova te shtëpia e motrës, fjeta atje mbrëmë”.

Pasditen e së shtunës pranë banorëve shkuan autoritetet e Emergjencave Civile dhe ato vendore. Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave u vendos për vlerësimin e dëmit dhe ndërhyrjen e menjëhershme me forcat e ushtrisë për t’u garantuar strehë dhe ngrohje familjeve në Kuç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.