E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë në Gjermani, burri qëllon me armë anëtarët e familjes, 6 të vdekur
Publik News

E rëndë në Gjermani, burri qëllon me armë anëtarët e familjes, 6 të vdekur

Sulmuesi qëlloi mbi anëtarët e familjes së tij në qytetin jug-perëndimor gjerman, Rot am See.

Raportohet se ka disa persona të plagosur nga sulmi me armë.

“Shumë janë plagosur dhe me siguri, ka shumë të vrarë,”- tha policia në një njoftim në Twitter.

Ai është arrestuar pas sulmit në ndërtesën afër stacionit të trenit. Në vendngjarje ka prani të madhe të forcave të policisë.

Ndërsa është përjashtuar mundësia që bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Mendohet se ngjarja ka ndodhur për motive personale. Tabloidi Bild raportoi se sulmuesi ishte një burrë rreth të 30-tave, ndërsa viktimat ishin anëtarë të familjes së tij.

Rot am See është një qytet me vetëm 5.300 banorë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.