E rrallë: Në Angli tifozi bëhet gjyqtari i katërt pasi dëmtohet anësori
Ka ndodhur diçka mjaft e rrallë në futbollin evropian.
Një arbitër i zonës është thirrur nga tribuna për të zënë vendin e arbitrit të katërt pasi ai zëvendësoi anësorin e dëmtuar gjatë barazimit 1-1 të Norëich ndaj Preston në Sky Bet Championship të shtunën.
Me asistentin që vuante nga një tërheqje muskulore gjatë ndeshjes në Carroë Road, arbitri i katërt mori vendin e tij përpara se gjyqtarët të kuptonin që nuk kishte kush të qëndronte mes pankinave.
Teksa ndeshja po vonohej më tepër se sa duhej, arbitri i zonës David Thornhill raportohet të jetë parë në tribunë nga trajneri Alex Neil i vendasve.
Neil thuhet t’i ketë komunikuar arbitrit kryesor se një arbitër i zonës i cili ndodhej në tribunë mund të zëvendësonte të katërtin. Dhe si përfundim, ai iku të zhvishej përpara se të merrte detyrën e tij për minutat e mbetura.
Normalisht që e gjitha kjo është bërë lajm në media dhe rrjete sociale pasasi deri tani ishim mësuar që një lojtarë ta zëvëendësojë një portier, por që një tifoz; nga tribuna të zëvendësojë një gjyqtarë ishte diçka e rrallë. (B.H/Faxweb)
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



