E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rrallë në Shkodër, nxënësit  bëjnë mësim në natyrë
Lajme

E rrallë në Shkodër, nxënësit bëjnë mësim në natyrë

Shkolla ka nisur që prej 3 ditësh, ndërkohë që në Velipojë disa fëmijë po zhvillojnë mësim në natyrë.

Mësohet se kjo mënyrë po aplikohet në kushtet ku e kanë të pamundur të hyjnë në shkollën e tyre në fshatin Mali Kolaj, duke qenë se është shfaqur pronari i godinës, i cili nuk e lejon këtë gjë.

Deri më tani Drejtoria e Arsimit por as edhe Bashkia Shkodër, nuk ka arritur që t’i jap një zgjidhje këtij problemi. Që ku është hapur shkolla dhe deri më tani, fëmijët po zhvillojnë mësim në oborrin e shkollës, por me ndryshimin e kushteve atmosferike edhe oborri nuk do të jetë një vend për të bërë mësim.

Kjo është pasqyra e vërtetë e arsimit në vend, shumë larg propagandës të lodhshme që bën politika.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.