E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E trishtë për kinematografinë, ndahet nga jeta aktori i  njohur
Publik News

E trishtë për kinematografinë, ndahet nga jeta aktori i njohur

Ka vdekur në moshën 90 vjeçare aktori i njohur i Hollivudit Max Von Sydow,i cili ka luajtur edhe në serialin ‘Game of Thrones’, ndërsa njoftimi është dhënë nga familja e tij.

Sydow ishte nominuar dy herë për çmimin ‘Oscar’ gjatë karrierës së tij.

Në vitin 1998 ai u nominua në kategorinë “Aktori më i mirë” me filmin ‘Pelle The Conqueror”, ndërsa nominimi tjetër ishte për ‘Aktorin më të mirë në rol dytësor’ në vitin 2011, në filmin “Extreme Loud & Incredently Close”.

Max Von Sydow njihet edhe për rolet e tij në filmat “Hannah and Her Sisters”, “The Seventh Seal” dhe “Star Wars: The Force Awekens”.

Ai është nominuar edhe për çmimet ‘Emmy’ në vitin 1990, për rolin e tij në thrillerin “Red, White Knight”.

Sydow njihej shpesh për rolet e tij negativë në filmat, ndërsa ishte shprehur se ‘ishte shumë e mërzitshme të kesh ngecur pak a shumë në një lloj personazhi’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.