E verteta është malli më i shtrenjtë në treg, po nuk paguat për të, nuk e merrni kurrë!
KNga Kreshnik Osmani
Kam disa miqte e mi ketu ne fb, figura publike, te mencur, te kujdesshem, karizmatike dhe te dashur per te gjithe. Gezojne mbeshtetje te madhe sepse jane jashtzakonisht te kujdesshem qe te mos lendojne askend dhe ndryshe nga ne qe jemi te perfshire ne politike (qe njerezit bejne njemije llogari perpara se ta japin mbeshtetjen) ata perpiqen te jene jashte partive dhe me interesin e pergjithshem. Deri ketu ok. Verej se sapo keta persona te thone nje te vertete te madhe politike apo shoqerore, qe bie ne kundershtim me interesat personale te njerezve mbeshtetja e te njejteve ulet frikshem, mundet te thuash kater pese here me pak. Kjo ndodh pra per disa arsye shume te thjeshta:
1-Ne shqiptaret nuk pranojme kurre te mbeshtesim dike sepse jemi te gjithe njisha.
2-Kur u jep njerezve prej vetes te mbeshtesin, por po e nuhaten qe ti mund te perfitosh dicka te shesin ne sekonde.
3- Sa me shume te sqarohet e verteta dhe te ndriçohet ajo aq me shume urrehet prej njerezve.
4- Jemi plotesisht te kapur prej mendesise qe thote: Zot une nuk dua asgje, por vetem atij mos i jep.
Me kete kulture nuk behemi dot. Te me ndjeni per sinqeritetin e tepruar. Kjo i deyron elitat intelektuale qe te heqin dore prej interesave te popullit qe nuk i kupton te gjitha pislleqet dhe lojen e ndyre te politikes dhe te beje lidhje te shkurter me interesat e Oligarkise. Semundja jone me e madhe eshte mendesia dhe kultura e mbrapshte. Nuk ka asgje falas ne kete bote. Zoti qe eshte Zot, qe mund ta bente me detyrim, per adhurimin ka dhene shperblim. Shqiptaret duan te marrin nje sherbim qe nuk duan ta paguajne por kjo nuk funksionon. E verteta eshte malli me i shtrenjte ne treg. Po nuk paguat per te nuk keni per ta marre kurre!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


