E vranë për një karikues celulari, avokatët kundërshtojnë provat e familjarëve për Marvi Mihalin
Ngjarja e 31 korrikut 2017 tronditi kryeqytetin. 22-vjeçari Marvi Mihali u vra për një karikues celulari. Marvi, ishte djali i ish-sportistit të njohur Pavllo Mihali dhe mësueses së anglishtes, Mira Mihali, të cilët po përjetojnë dramën më të madhe të djalit të tyre.
Ndërsa ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore e radhës për Marvin, e cila është shoqëruar me tensione midis avokatëve që mbrojnë 4 të akuzuarit dhe familjarëve të viktimës.
Ata kundërshtuan me forcë provat e sjella nga familjarët duke pretenduar se pamjet nuk tregojnë se personat e akuzuar janë autorët e vërtetë të krimit.
Avokati Agron Gurabardhi është ai që mbron 2 vëllezërit Marsel dhe Gridens Alla. Gurabardhi ka kërkuar në sallën e gjyqit rishqyrtimin e provave nga ana e gjykatës si dhe ka shprehur bindjen për pafajësinë e klientëve të tij.
Deklarata e avokatit:
Kam kërkuar që ata të ripyeten në sallën e gjyqit për ngjarjen. Unë ju kam kërkuar atyre që të dorëzohen dhe të japin dëshmitë e tyre pasi besoj tek pafajësia e tyre.”
Në seancën e radhës pritet që të japin dëshmitë e tyre dëshmitarët e thirrur nga gjykata.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


