E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E vrau i biri me dy plumba, bashkë me çobanin  hodhën trupin  në pus
Lajme

E vrau i biri me dy plumba, bashkë me çobanin hodhën trupin në pus

Prokuroria e Durrësit ka treguar dinamikën e krimit në Shënavlash të Durrësit, ngjarje e cila tronditi vendin.

edison brahaj esmerald balla enver balla

Sipas prokurorit të çështjes, Pali Deçolli, baba e bir janë konfliktuar për shumën 75 mijë euro që ishte zhdukur nga kasaforta që mbanin në banesën e tyre në Shënavlash.

Prokurori ka ndërtuar dinamikën e krimit në bazë të deklarimeve të Esmerald Ballës dhe Edison Brahaj, i cili ishte i punësuar fermën e familjes Balla.

Organi i akuzës ka deklaruar në gjyq se ngjarja ka ndodhur fillimisht në furgonin e familjes ku ndodhej viktima, djali i tij dhe çobani i fermës.

Mes baba e bir në atë moment ka nisur një konflikt për shumën e konsiderueshme të parave që mungonin.

Fillimisht viktima Enver Balla dhe djali i tij, Esmeraldi janë zënë me grushte, pastaj 30-vjeçari ka qëlluar një herë me pistoletë të atij.

Pasi 62-vjeçar ra në tokë, i biri e ka qëlluar sërish me plumb. Në bashkëpunim me Edison Brahajn kanë tërhequr trupin dhe e kanë hedhur në pusin e një familje tjetër rreth 1 km nga stani i tyre.

Organi i akuzës ka deklaruar në Gjykatë se është dokumentuar çdo gjë për këtë ngjarje të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.