E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E zë poshtë zetori, ndërron jetë drejtuesi i mjetit
Lajme

E zë poshtë zetori, ndërron jetë drejtuesi i mjetit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në Patos.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05, në fshatin Drenie, ku mjeti tip “Zetor”, me drejtues shtetasin  Beniamin Toro 39 vjeç,  banues në Fier, është përmbysur dhe për pasojë ka ngelur i vdekur drejtuesi i mjetit.

Ai ishte i martuar me tre femije. Eshte i lindur në Kurjan dhe ishte pronar i një fabrikë vaji në zonë.

Mesditen e sotme është aksidentuar teksa kishte shkuar me zetor për të marr ullinjtë e vjelë nga klinetët e fabrikës së vajit.

Ai kishte shkuar me zetor në fshatin Drenie per te marr ullinjte e fshatarëve që i çojnë për të nxjerë vajin kur edhe ka ndodhur ngjarja e rëndë dhe zetori është përmbysur duke i marrë jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.