Gjatë fjalës së tij, Goxhaj lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke thënë se zyra e tij, nuk është zyra e Edi Ramës, por zyra e Gjorgj Sorosit.
Sipas Goxhajt Edi Rama, Erion Veliaj dhe e gjitha klasa politike e financuar nga Soros janë e keqja më e madhe e Shqipërisë.
“Cfarë regjimi është ky? Cfarë reforme është kjo? Nuk e gjejnë në asnjë vend të botës këtë regjim ku jemi. Këtë diktaturë sorosiste nuk e gjen në asnjë vend të botës. Policinë e ka kryeministri me qeverinë e tij. Nuk ka asnjë vend tjetër në botë që financohen nga Gjorgj Soros. Kjo nuk është zyra e kryeministrit shqiptar, ëshët zyra e Sorosit. E keqja më e madh nuk quhet Edi Rama, e keqja më e madh është Edi Rama, Erion Veliaj dhe e gjitha fara e keqe e Gjorgj Soros në Shqipëri”




