Edhe BBC i bën jehonë lajmit të turistëve italianë që ikën pa paguar në Berat


Berat pa paguar, ka marrë vëmendjen edhe të medias britanike BBC.
“Në një akt unik diplomatik, qeveria italiane ka shlyer faturën e restorantit të katër turistëve italianë në Shqipëri që janë larguar pa paguar. Darka dhe shëtitja në qytetin e Beratit bënë bujë në të dy vendet. Muhabeti bëri që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ta ngrinte atë me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, teksa ajo ishte për vizitë në vend. Ajo u përgjigj duke i thënë ambasadorit të saj “shkoni dhe paguani faturën për këta idiotë.Ambasada e Italisë në Shqipëri konfirmoi në një deklaratë se kishte paguar faturën, raportohet se rreth 80 euro (68 £), në emër të qytetarëve të saj”,shkruan BBC.
4 turistët, pasi konsuamuan darkën në restorantin Guva në Berat, u larguan fshehtazi nga restoranti duke vrapuar pa kryer pagesën e faturës për ushqimet që konsuamuan. Kujtojmë se restoranti publikoi në rrjetet sociale videot e kamerave të sigurisë dhe denoncoi publikisht turistët italianë që ishin larguar pa paguar faturën e ngrënies. Pas kësaj, Ambasada Italiane njoftoi se ka bërë pagesën në restorantin në Berat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



