E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe Napoli kërkon  kartonin e  Armando Brojës
Sport

Edhe Napoli kërkon kartonin e Armando Brojës

Një tjetër transferim Londër-Milan mund të realizohet gjatë merkatos së verës. Interi prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi që do të premtonte edhe për të ardhmen.

Në këto kushte sipas “Calciomercato” Armando Broja ka përfunduar në zyrat  e zikaltërve dhe është pikërisht sulmuesi shqiptar që nga drejtuesit shikohet si zëvendësuesi i Romelu Lukakut. Ky i fundit në fund të sezonit me shumë gjasa do të niset drejt Londrës.

Marotta dhe Ausilio po studiojnë me imtësi këtë pistë dhe 21-vjeçarin fillimisht e kërkojnë në formë huazimi dhe shikohet si profili i duhur për skemat e Simone Inzaghit. Nëse ky operacion rezlizohet atëherë për lojtarin e kombëtares shqiptare do të ishte një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e tij për të treguar gjithë potencialin dhe karakteristikat që ka.

Kujtojmë se Broja u dëmtua në muajin nëntor ku më pas iu nënshtrua edhe një operacioni në gju dhe tashmë po vazhdon fazën e rikuperimit, ndërsa praktikisht sezoni për të mund të konsiderohet i mbyllur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.