E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe SPAK  me  tender  të dyshimtë për “InfoSoft Office”
Publik News

Edhe SPAK me tender të dyshimtë për “InfoSoft Office”

 Dhjjetera  tendera të dyshimtë çdo ditë. Imagjinoni pak se sa i lartë është numri i abuzimeve që ndodhin me to. Por nga ana tjetër institucionet shtetërore që duhet t’i hetojnë këto procedura të parregullta, realizojnë edhe vetë të tilla.

1

Njëri prej tyre është vetë SPAK, i cili rezulton se organizon vetë tendera të dyshimtë. Ndoshta ky fakt shpjegon edhe arsyen se përse për shumë tendera të dyshimtë nuk janë marrë fare masa. Merret me mend se kur i bën vetë tenderat të dyshimtë, nuk mund të presësh të hetosh të tjerët.

2

Por çfarë ka ndodhur? Rezulton se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shkurt SPAK, ka organizuar tenderin që mban numrin e referencës REF-39360-08-19-2022 dhe ka si objekt “Blerje letër”. Kjo procedurë ka si fond limit shifrën prej 8,768,670 lekë të reja pa TVSH ose rreth 105 milionë lekë të vjetra me TVSH.

3

Nga studimi i dokumentacionit të këtij tenderi vihet re se kanë marrë pjesë 4 kompani. Por për habi rezulton se njëra prej kompanive pjesëmarrëse ka ofruar zero lekë. Kjo është një skemë tipikisht e përdorur në tenderat abuzues ku ka dyshime të forta se fituesi ka qenë i paracaktuar para fillimit të procedurës së garës.

4

Logjikisht në çdo garë nuk ka kuptim të marrësh pjesë dhe të ofrosh zero lekë, pasi fare mirë mund të mos marrësh pjesë fare. Por duket se në këtë tender ka qenë i nevojshmë që të kishte pjesëmarrës “sa për numër”. Ndërkohë fitues është shpallur “InfoSoft Office” në pronësi të Gëzim Dobi dhe Frederik Prodani. Kjo kompani është shpallur fituese për vlerën 5, 951,910 lekë të reja pa TVSH ose rreth 71 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.