E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe Vangjeli nuk është dakort me arrestimin e  Berishës : Hija e dyshimit që rëndon mbi hetimin gjyqësor
Lajme

Edhe Vangjeli nuk është dakort me arrestimin e Berishës : Hija e dyshimit që rëndon mbi hetimin gjyqësor

Gazetari Lorenc Vangjeli ka folur mbrëmjen e kësaj të shtune për arrestin e shtëpisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për dosjen “Partizani”.

Vangjeli tha në emisionin e Çim Pekës se vendimi i GJKKO-së është i padrejtë dhe i gabuar.

Ai tha se arresti i shtëpisë dhe kufizimi i të folurit hedh hije të rëndë dyshimi që hidhet mbi procesin e hetimit gjyqësor.

Sipas tij, ky vendim është i parealizueshëm në praktikë.

“Çështja në të cilën është përfshirë zoti Berisha, qoftë masa e parë e kërkuar ndaj tij – detyrim paraqitjeje dhe bllokim i pasaportës, qoftë kjo e dyta që është rrjedhojë e mosrespektimit të të parës për mua është jopropocionale, jo e drejtë dhe e gabuar.

Kjo ka të bëjë vetëm me masën fillimisht. Shtimi i saj dhe me kufizimin e të folurit, këtu nuk ka nevojë të jesh gjykatës, këtu ka nevojë të gjykosh në mënyrë të kthjellët dhe të thuash që kjo është tërësisht e gabuar. Jo vetëm është e parealizueshme në praktikë, nuk mundet të ndalohet, por kufizimi i saj është një hije e rëndë dyshimi që hidhet mbi procesin dhe helmon të gjithë hetimin gjyqësor në thelb të çështjes”, theksoi analisti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.