E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Paloka shpërthen pas ironisë së Ramës ndaj Florian Binajt:
Sot

Edi Paloka shpërthen pas ironisë së Ramës ndaj Florian Binajt:

“Loloja i oborreve të Europës, që s’të bën për të qeshur, por për të qarë shqiptarët”

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar ashpër pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një podkasti komentoi me ironi kandidaturën e Florian Binajt, duke thënë se “opozita zgjodhi një aktor humori që bën për të qeshur”.

Paloka e ktheu menjëherë përgjigjen, duke e quajtur Ramën “lolo” dhe “klloun” që prej 13 vitesh nuk i bën njerëzit të qeshin, por “të qajnë shqiptarët”.

“Ashtu siç pritej, Rama komentoi sot kandidaturën e Florjan Binajt duke u shprehur me ironi se opozita ‘zgjodhi një aktor humori që bën për të qeshur’.

Binaj është vërtet aktor humori dhe i bën njerëzit për të qeshur, por ne jemi të vetmit në botë që kemi në krye një lolo, një klloun, që prej 13 vitesh nuk bën për të qeshur, por për të qarë shqiptarët!

‘Mreti’ Shurraqi i Parë që sundon në këtë vend, është në fakt vetëm loloja i oborreve të Europës dhe botës. Kjo është një fatkeqësi që po zgjatet shumë dhe duhet të marrë fund!”, – shkruan Paloka.

Reagimi i Palokës vjen pas një vale komentesh në rrjete sociale, ku shumë qytetarë kanë mbështetur kandidimin e Florian Binajt, duke e cilësuar si një figurë të pastër dhe të pavarur që përfaqëson revolten qytetare ndaj politikës së vjetër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.