Edi Rama është QELBUR NË PUSHTET
Pyetja është si ka mundësi që nxorri gjithë atë helm kundër Europës?!
Sigurisht që e kupton rëndësinë e fjalëve që lëshon. Nuk është as budalla e as gomar, si i pëlqen të hiqet.
Atëherë si ka mundësi?! Ai me Brukselin e kishte mirë..!?
Është QELBUR NË PUSHTET. Kjo është arsyeja.
Ai ndjehet i fortë, i pazëvendësueshëm, i bindur që do vdesë në pushtet.
Ai është i sigurtë që nuk ja merr njeri karriken. Është më shumë se “kolltukofag”. Është qelbur aty në pushtet. Jeton me erën e tij. As hapja e dritareve nuk lejohet… Ai jeton i blinduar në qelbjen e vet.
Atij nuk e duhet Europa, por pushteti që i kënaq ndjesinë e qelbjes. Ballkani i hapur është vetëm dritare nga importon pak ushqim antieuropë.
Për fat të keq edhe mileti Europën e përdor për të lëvizur lirisht (fajin e ka Saliu), për emigracion, ose për ta sharë “kurvë”. Dhe po ky milet ende pëlqen atë që është qelbur në pushtet.
Ndaj dhe Ai sillet ashtu siç sillet.
Ai nuk më përfaqëson mua, ndoshta as ty, por ai përfaqëson tërësinë tonë.😔
Ja kështu më del hesapi mua…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



