E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama po thotë të vërtetën , që s’mbaj as përgjegjësi, as nuk “përzihem” në punët e opozitës
Publik News

Edi Rama po thotë të vërtetën , që s’mbaj as përgjegjësi, as nuk “përzihem” në punët e opozitës

Nga Hysni Gurra / Dy gjëra të qenësishme nga konferenca e fundvitit.

E para, tha pak a shumë që, unë nuk mbaj përgjegjësi për korrupsionin e skandale të tjera të qeverisë.

E dyta tha nuk përfshihem në debatin e brendshëm të PD dhe pa e kuptuar as vetë u përfshi nja 10 herë, nuk e fsheh dot që i intereson të jetë i përfshirë.

Të dyja në fakt janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe ka të drejtë për të dyja, që tallet sigurisht.

Dy rrugë janë që e bëjnë një kryeministër të mbajë përgjegjësi.
E para ligji, që me thënë të drejtën ligjet që na ka bërë ne Evropa dhe Amerika, të gjitha e mbrojnë kryeministrin nga përgjegjësia ligjore, madje jo vetëm atë por edhe ministrat në të shumtën e rasteve. Niveli i përgjegjësisë për ndëshkim ligjor bie mbi sekretarë të përgjithshëm, drejtora, ndonjë zv.ministër etj. As Lefter Koka s’ka për të bërë burg, të jeni të sigurtë. Po tani ashtu i duhet këtij dhe ndonjë ambasadori që të justifikojë paratë e projektit “reforma në drejtësi”.

Dhe rruga e dytë e cila e detyron të mbajë përgjegjësi kryeministrin është opozita. Por kur opozita është e vërtetë, e drejtë, e sinqertë dhe jo gjobaxhie e opozitë luksoze siç kami pas ne këto 8 vite.

Thënë këto, ai realisht thotë të vërtetën kur thotë që s’mbaj as përgjegjësi, as nuk “përzihem” në punët e opozitës, gjë të cilën e bën nga mëngjesi në darkë, se ajo është e vetmja rrugë që e bën të mos ketë frikë nga asgjë.
Pa llogarit këtu që siç ka pas në xhep opozitën ka edhe shumë ambasadorë të perëndimit, një garanci më vete kjo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.