E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edit i ka vrarë sytë bakllavaja!
Lajme

Edit i ka vrarë sytë bakllavaja!

Bakllavaja bëhet me miell gruri lale, jo me “miell” nga ai që thithet me hundë!

Edhe në kohën kur babin e kishe anëtar të Presidiumit të Kuvendit Popullor e mishin e merrnim me tallon, bakllavanë e ka bërë shqiptari për vit të ri. Edhe kadaif. Ka shtuar vaktet me gjizë gjatë vitit për të gëzuar 2 – 3 netët e ndërrimit të viteve.

Ky postimi këtu poshtë është një nga dëshmitë e misionit të këtij të dërguari të skëterrës: ZINË TONË!!

I ka vrarë sytë bakllavaja Edi Ramës ! Se gëzimi i tij është SHQIPTARI ME TAS SUPE NË RRADHËT E BASHKISË. Ju kujtohet deklarata: ” nuk ka vdekur shqiptar për bukë”? Kjo pra është! BUKË! Deri aty të mbetet shqiptari
A e kupton tani urrejtjen ndaj makinave? “Edhe për të blerë bukë shqiptarët shkojnë me makina” – qesëndisnin KËTA. Dhe zvogëluan rrugë, hoqën parkimet dhe ngopin përditë me gjoba ata që kanë makina. Sa më i varfër e i drobitur shqiptari aq më kollaj tërhiqet për hunde

Ëndrra shqiptare , as në vitet ’80 nuk qe buka por MIRËQENIA. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” nuk do të thotë ” duam bukë”, por duam MIRËQENIE , ku përfshihet jo vetëm ajo ekonomike por LIRIA, DEMOKRACIA, KULTURA, ARSIMI….

Nën regjimin e errët të këtij monstre Shqipëria është kthyer në vitin e zi 1989, në kulm të depresionit ekonomik, korrupsionit politik e moral, amullisë shoqërore dhe mungesës së shpresës.

Të mos e njihja për ligësinë e tij dhe urrejtjen patologjike ndaj nesh, Edi Ramën do ta krahasoja me mendjelehtësinë e Mari Antuanet, e cila, kur mori vesh se fshatarët s’kishin bukë, u shpreh:

“LE TË HANË BRIOSH”!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.