E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edo, të rrëzoi akullorja e Durrësit. Ke rënë, a më kupton?!
Sot

Edo, të rrëzoi akullorja e Durrësit. Ke rënë, a më kupton?!

Për një kohë të gjatë, Edi Rama ka fajësuar “kazanët” mediatikë dhe portalet anonimë të cilët e mbushin dynjanë me “fake neës” (lajme të sajuara) që të prishin imazhin e suksesve imagjinare të Skëndderbeut të dytë të Shqipërisë. Paçka se kazanët më të mëdhenj mediatikë në vend, janë plotësisht nën kontrollin dhe komandën e tij, për arsye të tenderave dhe të PPP-ve dhe paçka se pronarët e kazanëve të mëdhenj mediatikë në vend, po u paguhet nga paratë e shqiptarëve 15 milionë euro për një kilometër rrugë. Paçka se u shkojnë kronikat e lajmeve gati nga zyrat e kryeministrit hije të Edi Ramës, presigjiozja gjermane “Bild” e ka nxjerrë Rilindjen plotësisht lakuriq. E zhgënjyer ka mbetur edhe Blerina Gjylameti, zëdhënja e “shumë wilde” e Selisë Rozë, e cila nuk nguroi të akuzonte gazetarin e “Bild” si njeri të blerë dhe të paguar nga opozita dhe larot e saj. Megjithëse Rama doli dhe e “shiti” Blerinën pak ditë më vonë në një studio televizive, duke thënë se ajo ishte kritikuar nga ana e tij për këtë deklaratë të saj, përveç kazanëve të medhenj mediatikë të PPP-ve dhe analistëve që ushqehen prej sisave të atyre mediave, askush nuk kishte dyshuar për asnjë moment të vetëm se Blerina kishte qenë e porositur nga shefi i saj për të akuzuar si të shitur e të blerë gazetën më të madhe dhe më prestigjioze të Gjermanisë.

Në fakt ishte e qartë si drita e diellit, se tek çdo centimetër kub avull që dilte bashke me deklaratën nga fyti i  Blerinës, lexohej qartë identikiti i shenjave të gishtërinjvë të kryeministrit të Shqipërisë. Ky moment ishte tregues i rëndësishëm që tregonte nivelin e delirit dhe të sigurisë që e kishte pushtuar Ramën, se askush nuk ka fuqi t’ia lëkundë pozitat, madje as Merkel vetë. Kjo bëri që ai të nisë të “gërricet” edhe me Gjermaninë duke sulumuar kazanët mediatikë të Berlinit, pasi trembi, tmerroi, shantazhoi e intimidoi kazanët e Shqiprisë. Të gjithë njerëzit e rëndëësishëm dhe veçnërisht personat publikë dhe të veshurit me pushtet, nuk i shpëtojnë herë pas here dozave të larta të vetpëlqimit dhe të rënies në dashuri me veten dhe kjo është normale deri diku. Por, kur njeriu nuk është më në gjëndje të kontrollojë këto ndjesi dhe instikte, kalon në simptoma të tjera që përfaqësojnë gjini të komplikuara të narcisizmit dhe të psikopatisë akute.

Ashtu siç ishte lajmëruar pak ditë më parë, të “poshtrit “ e Billdit të Gjermanisë ia hoqën edhe gjethen e fundit që i kishte mbetur Adamit të Rilindjes, për ta lënë atë plotësisht cullak. Nuk e di, por ”cullak” më duket më “eksituese” se “lakuriq” dhe kjo është arsyeja e vetme që e përzgjodha si fjalë, i vetëdijshëm se këta të Rilindjes janë pak më qejflinj se pjesa tjeter e avokateve te kryeministrit dhe unë jam shumë i interesuar të komunikoj edhe me ta. Pra të ndërtoj kimi në komunikim edhe me ata me të gjitha format dhe mënyrat e mundshme letrare.

Akullorja e Niçes në Durrës pasi e groposi mijëra vjet qytetërim të kërthizës së Adriatikut, të  “Dyrrahut magjik”, tashmë e groposi edhe Shefin e tij me seli në Tiranë. Asnjë shqiptar nuk ka më asnjë dyshim sot, se akullorja e Ramës në Durrës është plotësisht i përfshirë në shitblerjen e votave dhe në marrëdhënie me grupet kriminale më të rrëzikshme të Shqipërisë, për llogari të milirdave të veta dhe të pushtetit të shefit të tij, të cilit nuk ka bir nëne e as bir kurve që t’ia gjejë një cent të shqiptarëve në xhepin e tij.

Akoma më e turpshme se vetë ngjarja e përgjigmeve ka qenë edhe reagimi i “gjeniut” tjetër të Rilindjes, Ulsi Manja i cili doli përpara mediave e gazetarëve jo për të njoftuar rënien e Qeverisë, por për të thënë se ata që kanë zbuluar sekretin hetimor dhe përgjimet do të përgjigjen përballë dorës së hekurt të Drejtësisë. Drejtësia e akullores së Durrësit dhe e shefit të tij Arthur Ëolfhang Niçe.

Edo, Rlindja ra. E gjithë çështja të konsultohesh me analistët e kazanit që të thonë si të zgjedhësh mënyrën më pak të turpshme për t’u tërhequr nga gjithë kjo “sëkëlldi” ku të kanë shtirë. Hernia diskale do të të duket lule, kur të përballesh me zemëratën e Shqipërisë në qoftë se do të vazhdosh të bësh të paditurin dhe të vazhdosh të bllofosh duke bërë si i fortë. Ia preve gjunjët sot edhe avokatëve të tu më fanatikë. Ia preve gjunjët Llesh kimikut. Ia preve gjunjët Taulantit, Elisës, analistëve, shokëve e miqve që e gjenin një mënyrë tinzare gjithësesi për të të marrë në mbrojtje ty. Ua preve gjunjët të gjithë atyre që mund të përlesheshin me popullin opozitar ditën e votimeve kur të ndalonin kryerjen e zgjedhjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ia preve gjunjët Bochardit të Evropit, ia preve gjunjët Sorecës tënd të dashur, por edhe marksistes tënde të preferuar, Mogherinit të Italisë. Ia preve gjunjët, rrokëve, frrokëve, klloçëve, ndokëve, niçeve, kadrive dhe të gjithë atyre që kishin sipmpati ose interesa me ty. Ia preve gjunjët edhe Artës së Prokurorisë sepse nuk ka më sit ë të mbrojë. Ia preve gjunjët kadrinjve që vijnë e hanë iftar tek ti. Ia preve gjunjët tashmë që as opozita nuk të mbron më dot edhe sikur të dojë. Edhe sikur të supozojmë dhe të dyshojmë për një moment se Lulzim Basha është aleati yt më i madh sekret, për t’ia bërë gropën Berishës dhe Metës, tashmë askush nuk të bën më dërman. Tashmë nuk ke fuqi më as ta çosh vendin në luftë civile. Nuk ke më asnjë mundësi t’i përplasësh shqiptarët kokë më kokë për të mbrojtur pushtetin tënd, sepse ata e dinë tashmë të gjithë se ti nuk ke të drejtë dhe është shumë e vështirë që të hidhet njeri në zjarr për ty, tani që ke dalë lakuriq. Kur dole në plazhin e nudistëve në  Francë me hallatet jashtë, me ish gruan e ministrit tënd, shqiptaët të votuan si çun trendy. Tani që ta hoqi Billdi gjethen e fundit, ke mbetur vërtetësisht cullak dhe askush nuk ka mundësi, as fuqi, as gjunjë të të mbrojë. Sepse kurrë në historinë e njerëzimit nuk ka fituar betejën përfundimtare dikush që nuk e ka të drejtën me vete. Sepse gjunjët punojnë vetëm me karburant të vërtetash, dhe ky karburant tashmë të ka shteruar tashmë plotësisht.

A e sheh o Ed, që bie nga pushteti edhe për një “Alo Niçe?”.

Edo, të rrëzoi akullorja i Durrësit. Ke rënë, a më kupton?!  /Puls7.com/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.