Efekti kaskadë
Klodian Tomorri
Nje pjese te portaleve dhe mediave shqiptare u erdhi shansi i arte ne dore. Nje gazete amerikane ka bere lajm qe McGonigal i ka marre para biznesmeneve shqiptare duke permendur ne menyre eksplicite emrat e dy biznesmeneve me te medhenj ne vend.
Tani, nje pjese e madhe e mediave ne Shqiperi po ripublikojne lajmin dhe emrat me shpresen dhe qellimin e vetem se do t’u bjere telefoni nga biznesmenet e permendur. Ky eshte shansi i arte.
Situata eshte bere grotekse dhe komike aq sa nje portal, pronari i te cilit eshte vete viktime e McGonigalit publikonte me te madhe si i mori McGonigal biznesmenit X 12 milione euro dhe si e tentoi me biznesmenin Y te njejten gje. Vete pronari i portalit, fale McGonigal arriti te merrte vizen per ne SHBA, pasi kishte vite te tera qe i refuzohej. Shifra qe pagoi nuk ishte 12 milione euro, por nuk qe keq.
Nga ana gazetareske opinioni i Washington Examiner eshte riprodhimi i nje thashethemi qe ka qarkulluar ne Shqiperi. Nje te vertete e ka ketu. Qe Mcgonigal u ka marre para disa biznesmeneve dhe politikaneve shqiptare, kete e pranojne te gjithe. Por pa prove, ti mund te shkruash vetem per fenomenin, por nuk mund te permendesh dot emra dhe shifra. Deri me sot me prove eshte vetem qe Agron Neza i dha 225 mije dollare. Te tjerat vlejne zero.
Mediat do ta mbronin shume me teper interesin publik, kur emrat e atyre biznesmeneve aty t’i permendnin kur ata marrin tendera, koncesione dhe favore publike. Dhe ata marrin shume. Por kjo nuk ndodh. Ajo qe ndodh eshte efekti kaskade. Carli mori te vetat dhe iku. Tani te gjithe po perpiqen te kapin ndonje gje nga ato qe la Carli.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



