E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Efi analizon situatën e Kiarës dhe Luizit, ish-banorja ‘gjykon’ reagimin e moderatores
Showbiz

Efi analizon situatën e Kiarës dhe Luizit, ish-banorja ‘gjykon’ reagimin e moderatores

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes ka dhënë komentin e saj pas ‘gjyqit’ që iu bë Luizit gjatë mbrëmjes së “Prime”-t.

Nëpërmjet një videoje në InstaStory, Efi shprehet se të dy konkurrentet ndodheshin në lojë dhe secili duhej të luftonte për të fituar dhe për këtë arsye këngëtari nuk ka përse akuzohet për dhunë fizike apo psikologjike.

Sipas saj Kiarën e preku më shumë fakti se nuk arriti të fitonte lojën pasi nëse do ishte bërë keq, këtë problem ajo do ta zgjidhte vetëm me Luizin

“Nuk e di pse situatat çojnë në një lloj mënyre që Luizi të akuzohet për dhunë psikologjike. Në atë situatë ishin në një lojë, nuk e di pse Luizi duhet ta lërë Kiarën që të bëjë gol, fiks si në një skuadër futbolli. Ai dëshironte të fitonte, nuk donte që çunat të ishin në nominim. Njerëz të tjerë kur kishin avantazh e lënduan dy herë, njëherë me daljen time dhe njëherë me të Kiarës. Pse mund ta bënte tjetër. Luizit nuk i është dhënë asnjëherë ky avantazh. Kam analizuar dhe sjelljen e Kiarës, nëse partneri im sillej ashtu unë do reagoja drejtpërsëdrejti me të. Ajo e kishte mendjen te loja, ndaj dhe ndjenjat e ankthi do harrohej nga loja, donte të fitonte. Do i drejtohej partnerit nëse do lëndohej”, tha ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.