EGJIPT Peshkaqeni që hëngri turistin po mumifikohet për t’u ekspozuar në muze
Një peshkaqen që hëngri një burrë në një resort turistik në Egjipt po mumifikohet për të ekspozuar trupin e tij në një muze. Turisti rus Vladimir Popov, 23 vjeç, u sulmua nga peshkaqeni pranë vendpushimit të tij në Hurghada, Deti i Kuq, më 8 qershor. Autoritetet konfirmuan se peshkaqeni ishte kapur dhe vrarë pas sulmit. Në datën 12 qershor, specialistët filluan procesin e balsamimit për të përgatitur trupin e peshkaqenit për ekspozim në muzeun e institutit të Shkencave Detare. Babai i turistit, Yury Popov, tha se ngjarja ndodhi shumë shpejt. Një profesor i Institutit Kombëtar Egjiptian të Shkencave Detare, Dr. Mahmoud Dar, spekuloi se peshkaqeni mund të ishte provokuar nga lindja e fundit dhe e sulmoi turistin në një gjendje kërcënimi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



