E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekipi  kundërshtar  i Kukësit për turin e dytë në Champions
Sport

Ekipi kundërshtar i Kukësit për turin e dytë në Champions

Pas kualifikimit ndaj Vallettas, Kukësi ka mësuar emrin e kundërshtarin në raundin e dytë paraeliminator të Champions Leagues.

Qarabagu do të luajë përballë skuadrës shqiptare, pasi azerët barazuan pa gola sfida e kthimit ndaj sllovenëve të Olimpija Ljubljanas.

Në këtë mënyrë Qarabagu është skuadra që vijon rrugëtimin në Champions për shkak se ndeshjen e parë e fituan me rezultatin 1-0.

Kukësi do të luajë ndeshjen e parë si pritës në “Loro Boriçi”, më 24 ose 25 korrik.

UEFA ka parashikuar që ndeshjet e kthimit të zhvillohen më 31 korrik dhe 1 gusht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.