E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekonomia kombëtare në duart e nje grushti njerezish. Ç’kuptim kanë zgjedhjet?
OP-ED

Ekonomia kombëtare në duart e nje grushti njerezish. Ç’kuptim kanë zgjedhjet?

Dy investime të reja janë vulosur sipas parimit PPP. Bëhet fjalë për dy porte të reja. Sipas PD-së, njëri sipërmarrës, që ka marrë bregdetin e Rodonit, dyshohet se investon para të pista, ndërsa tjetëri nuk ka pikën e dyshimit që po vendos një rekord unik në ekonominë e një vendi, duke shtënë gjithëçka në dorë.
Kompania “Kastrati”, ndoshta biznesi më i madh në vend, ka marrë portin e Sarandës. Nuk kam asgjë gjykim dhe paragjykim për kompaninë. Por asetet e mëdha që ka në zotërim, duke bërë “krushqi” me qeveritë, e shndërrojnë atë në një aktor vendimtar në ekonominë kombëtare. Nëse do të vazhdohet me këtë linjë, ku shteti dorëzon në duart e privatëve(në fakt në një grusht të vogël duarsh), atëherë nuk do të jetë më nevoja që në zgjedhje të votojmë për PS, PD, LSI, etj, por të votojmë për Katrstatin, Salillarin, Gjokën etj.
Autostrada, miniera, porte, aeroporte, hidrocentrale, shërbime mjeksore.. të gjitha nuk komandohen më nga shteti. Ç’kuptim do të kenë zgjedhjet, kur ligjet do ti imponojnë ata që zotërojnë paranë dhe asetet e tjera të ekonomisë?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.