Eksperimentet me flladitje fundjave
Kryeministri Edi Rama vendosi që ditën e djeshme, pas më shumë se një muaji izolim, të lejojë pensionistët që të dilnin deri në orën 11:00 të paradites.
Sot është radha e nënave me fëmijë nën 10 vjeç për të dalë, por këto vendime të Kryeministrit nuk i kanë pëlqyer gazetarit Edmond Arizaj, i cili me anë të një statusi ka “shpërthyer” ndaj Ramës.
Këto vendime gazetari i quan eksperiment fundjave, duke u shprehur se po trajtohemi sikur jemi “laborator gjigand minjsh”, ku presim drejtuesin shkencor që të vednosë se cili do të dalë sot nga kafazi, cili nesër e cili është dënuar të mos dalë.
Ai i drejton një pyetje Ramës, nëse është Kryeministri apo Komiteti i emergjencës, pasi ka marrë vendime pa u konsultuar me asnjë, duke bërë edhe një lloj diskriminimi kur vendos që duhet të dalin vetëm nënat dhe jo baballarët.
Gjithashtu, gazetari me ironi i thotë Ramës që të vendosë Arben Ahmetajn si Ministër të Pensionistëve, në mënyrë që të shohë t’ua rrisë pensionin me 50%.
Postimi i plotë i gazetarit:
Eksperimentet me flladitje fundjave
Te pakten njerezit e kane marre me te qeshur kete eksperimentin e fundjaves, ku njehere lejohet te dalin te moshuarit, pastaj femijet, pastaj kush e di kush. Sikur jemi laborator gjigand minjsh, e presim drejtuesin shkencor qe te vendose cili do dale sot nga kafazi, cili neser, e cili eshte i denuar te mos dale. Pastaj botimi shkencor do t’u paraqitet si arritje “kolegeve” shkencore te vendeve te tjera?! Ca eshte ky vendim qe nuk egzistonte ne fillim te javes? Pse psh duhet te jete nena me nje femije deri ne dhjete vjec dhe jo babai?! Kush vendos per kete lloj diskriminimi idiot? Po kjo flladitja tre oreshe per te moshuarit c’ishte? As kinezerira s’jane. Njerezit jane nje. Rregullat jane nje. Edhe kufizimet njesoj jane. Cili e ka marre persiper rriskun e ketyre flladitjeve? Ta dime te pakten, sepse cdo eksperiment ka rriskun e deshtimit. A eshte kryeministri, apo komiteti emergjences? Sepse nese do ishte kryeministri, qe ta shprehte deri ne fund dashurine dhe dhembshurine qe e karakterizon per moshen pensioniste, ta caktoje Ben Ahmetajn edhe minister te pensionisteve dhe te shohe mundesine t’ua rrise pensionin 50 perqind. E nese eshte komiteti i emergjences, do desha te dija, me sa psikologe u konsultuan dhe sa raste egzaminuan qe erdhen ne perfundimin se pensionistet kane me nevoje per flladitje se sa mosha 50-60 vjecare? Apo se femijet nen 11 vjec duhet te degjojne me shume zogjte dhe te shijojne disa ore Diellin se sa ata te moshes 11-14 vjec? Cfare duhet te presim tani, qe javes tjeter, flladitja te nise sipas qarqeve? Mua s’me duken aspak lehtesi. Thjesht abuzim me forcen. Mundemi ta bejme, e bejme. A nuk do ishte me mire nje strategji qe niste nga shkollat? Apo me mire, nje strategji sjelljeje per te gjithe popullsine shqiptare?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



