Eksperti i ekonomisë Soko: Rritjet e çmimeve të apartamenteve nga futja e parave të zeza
Eksperti i ekonomisë Pano Soko komentoi shitjet e apartamenteve në Tiranë dhe në mbarë vendin.
I ftuar në “Open” Soko theksoi se paraja e zezë është futur në tregun e imobilarëve. Ai tha se me pagat në Shqipëri nuk mund të blesh dot apartament.
“Paraja e zezë është futur në tregun e imobilarave. Paga neto është 65 mijë lekë të reja. Me këto të ardhura, nuk mund të blesh dot apartamente, sidomos të shtrenjta. Rritjet e çmimeve janë pa sens. Edhe çmimet e apartamenteve janë ulur disi në Europë”, tha Soko.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



