E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eksperti i OBSH flet parashikim  pesimist për koronavirusin: Kemi rrugë shumë, shumë të gjatë për ta vënë nën kontroll
Publik News

Eksperti i OBSH flet parashikim pesimist për koronavirusin: Kemi rrugë shumë, shumë të gjatë për ta vënë nën kontroll

Lehtësimi i kufizimeve në funksion të bashkëjetesës me koronavirusin dhe rihapja e ekonomisë shumë shpejt mund të çojë në një “rreth vicioz” të katastrofave ekonomike dhe shëndetësore, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetit.

doktori obsh

“Kjo është ajo nga e cila ne të gjithë kemi frikë, është një rreth vicioz i katastrofës shëndetësore i ndjekur nga katastrofa ekonomike”, u shpreh Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave të OBSH-së.

Në një konferencë për shtyp në selinë e organizatës në Gjenevë të mërkurën ai bëri thirrje shteteve:

“Nëse rihapni ekonominë dhe lëvizjen e lirë kur keni një shkalle të lartë të transmetimit të virusit, atëherë ai transmetim mund të përshpejtohet.”

Është një “ekuacion fals” e nuk ka zgjedhje mes ekonomisë dhe shëndetit publik, shtoi ai.

“Gjëja më e keqe që mund të ndodhë, ekonomikisht, është që një vend të rihapet dhe më pas duhet të izolohet përsëri për t’iu përgjigjur përballjes me rishpërthimin e virusit”, tha Ryan.

Bota ka një “rrugë shumë shumë të gjatë” për ta vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit, përkundër hapave të paracaktuar në shumë vende për rifillimin e jetës normale, paralajmëroi eksperti i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit.

Dr Mike Ryan tha se rreziqet nga COVID-19, mbeten ende të larta në “nivele kombëtare, rajonale dhe globale”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.